“Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela i ka thënë qartë liderit të BDI-së Ali Ahmeti se partia e tij e ka vjedhur legjiimitetin e popullit në zgjedhje duke manipuluar me blerjen e votave dhe duke shantazhuar shqiptarët. Kjo ka qenë përgjigja e kryetarit Sela në telefonatën që i ka bërë Ali Ahmeti”, thotë eksluzivisht për INA, Flakron Bexheti, anëtar i kryesisë Qendrore dhe zëdhënës i partisë.
Në pyetjen tonë se a mund të merret kjo si refuzim i prere për bashkëpunim me Ahmetin, Flakron Bexheti thotë se, fare nuk janë të interesuar për kërkesën e BDI-së që të bashkohen votata në Parlament për të kërkuar kryeministrin shqiptar. Kjo parti është e interesuar që t’i kontestojë BDI-së vjedhjen e legjitimitetit përmes marshit protetsues.
“Për momentin jemi të koncentruar në mbrojtjen e votës së votuesve tanë dhe të shqiptarëve që votuan për ndryshim, ankesave në Gjykatë si dhe organizimin e protestës. Zgjedhje Po, Vjedhje Jo për t’i kontestuar BDI-së vjedhjen e legjitimitetit”, thekson Bexheti.
Sipas tij Aleanca për shqiptarët nuk i ikë zotimeve dhe obligimeve kombëtare duke kujtuar kështu Platformën e Tiranës.
Bexheti thekson më tej se Z.Ali Ahmeti dhe BDI kanë patur vetem një premtim gjatë kësaj fushate që është Kryeministri shqiptar andaj shton ai, le t’i dalin zot këtij premtimi.
“Kur bëhet fjalë për obligime kombëtare për të avancuar statusin juridik të shqiptarëve ASH është e para siç ishim me Platformën Politike më herët. Por nuk mund të përkahim për mashtrime politike, për konsum ditor si kjo me kryeministrin shqiptar, pa një agjendë kombëtare veç me bë dikë kryeministër”, thotë Bexheti.
Se lideri i BDI-së ka telefonuar edhe kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, e konfirmojnë zyrtarisht nga kjo parti. Sipas shefit të kabinetit të kryetarit, Meriton Civuli Gashi ka mabjtur në telefon Ahmetin vetëm sa për komunikim pa i thënë diçka përmbajtësore që do të thotë se nuk ka mundur ta refuzojë për mirësjellje.
“Është e vërtetë se kryetarin Afrim Gashi e ka komunikuar me telefon kryetari i BDI-së, por ajo telefonatë ka qenë thjesht për të mbajtur komunikimin, pa u marrë vesh për ndonjë gjë përmbajtjesore”, thotë Meriton Civuli.
Sa i takon temës së kryeministrit shqiptar, Alteranativa mban qëndrim të njejtë me ASH-në duke vë theksin tek mashtrimi elektoral. Kërkesa për kryeminstrin me vetm 15 deputetë edhe ato të kontestar, siç thotë Meriton Shabani, kjo është Shpatë e Demokleut për BDI-në e cila o duhet t’a përmbush ose të heq dorë për të qenë në Qeveri.
“Ne e kemi thënë disa herë se ajo ka qenë një çështje që ajo parti e ka përdorë për mashtrim elektoral dhe tashmë zgjedhjet kanë përfunduar. Sidoqoftë, mendoj se kjo temë tashmë qëndron si Shpata e Demokleut mbi atë subjekt, i cili o duhet ta përmbushë o duhet të heqë dorë nga ambicia për të qenë pjesë e qeverisë”, tha Meriton Civuli.
Ndryshe, eksponentë të lartë të saj dhe vetë lideri Ali Ahmeti vazhdojnë të këmbëngulin për kërkën e tyre kryministër shqiptar duke i bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që ti bashkëngjitën për kauzën në fjalë. Kjo ndodh kur ASH dhe AA kanë nxehur motorët tashmë jo për vota por për marsh të madh protestues pikërisht kundlr BDI për vjedhje të votës në dsa komuna si Kërçovë, Tetovë, Dollnen, Pllasnicë e Manastir.
“Ejani të bëhemi bashkë dhe të zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar. Mos e lëshoni këtë mundësi, mos rini në anën e gabuar të historisë. Shqiptarët e presin këtë nga ju dhe nga ne”, ishte kjo thirrje e fundit e zëvendëskrzemnistrit për çështje evropiane, Bujar Osmani në faqen e tij në Facebook.