Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të takohet sot me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se takimi Basha-Kim do të zhvillohet në orën 16:00.
Ky është takimi i parë pas përjashtimit të liderit historik të demokatëve, Sali Berisha, me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Ishte pikërisht ambasadorja Kim që i kërkoi Bashës në takimin e zhvilluar mes tyre në fund të korrikut, përjashtimin e Berishës, pasi ky i fundit u shpall non grata nga sekretari i shtetit, Antony Blinken.