Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është përgjigjur kritikave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për blerjen e armëve nga Kina dhe Rusia.
Vuçiq u shpreh që Serbia është një shtet i pavarur “i cili blen armë aq sa mendon se është e nevojshme, në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm nga jashtë,”
“Nëse mendoni se Amerika me Evropën duhet të vendosin për ne se sa armë do t’i kemi, atëherë po e shfuqizojmë shtetin krejt,” u shpreh Vuçiq.
Ai u shpreh edhe se Serbia do të mbeste pa tubacion gazi po të dëgjonte të tjerët, dhe jo popullin e saj.