Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot u takua me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në jug të Serbisë. Dhe përveç deklaratave rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ai është deklaruar edhe një çështje tjetër – atë të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në këtë drejtim, siç ka thënë ai fuqitë e mëdha “do të kërkojnë zhdukjen e Republikës Serbe (në Bosnjë dhe Hercegovinë)” deri në pranverë dhe se Serbia do të përballet me presion të madh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vuçiq deklaroi se “kjo do të bjerë mbi supet e Serbisë” dhe se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë.
Ndryshe, arsyeja e takimit të tij ishin zhvillimet Mitrovicë, për të cilën gjë madje Vuçiq deklaroi se Prishtina “kishte mbështetjen e një fuqie të fuqishme të huaj” për veprimin e saj sot.
“Një nga vendet e Quint-it, një vend jashtë BE-së, u ka dhënë mbështetje shqiptarëve nga Prishtina për të kryer një aksion të ri kundër serbëve”, citohet të ketë thënë Vuçiq.