Zgjidhja e presidentit të ri të vendit, duket se do të jetë vendimtare nëse do të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë ose jo.
Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë thonë se në këtë fazë duhet të gjendet një zgjidhje për postin e presidentit. Por partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se posti i presidentit nuk duhet të përqajë skenën politike, partiake e as parlamentare të Kosovës.
“Posti i Presidentit nuk duhet të përqaj skenen politike, partiake as parlamentare të Kosovës. Së paku jo në situaten në të cilën jemi pa gjasa që do ta kalojmë shpejt. Gjatë muajit mars, derisa të gjitha shtetet merrshin me parandalimin e pandemisë, partitë parlamentare mereshin me përmbysjen e Qeverisë. Tani kur situata është edhe më alarmante, për partitë politike bëhet aktuale kush, nga e cila parti do të zgjidhet president”, ka thënë Vllasi për IndeksOnline.
Vllasi konsideron se ka kandidat të ndryshëm, jo partiak, që do të mund të drejtonin postin e presidentit të vendit.
“Ka kandidat jopartiak mjaft si për shembëll Veton Surroi, Vlora Qitaku, Vjosa Osmani (nëse nuk është më në LDK?), Akademik Hivzi Islami e tjerë. Sido të jet, shum më lehtë është marrëveshja dhe mbledhja e votave për një kandidat jopartik sesa partiak” theksoi Vllasi.
Ndryshe akademiku Hivzi Islami është nga fshati Letovicë i Bujanocit, ku ka kryer shkollën fillore, kurse shkollën e mesme e ka kryer në Preshevë, transmeton gazeta Lajm.
Sipas Vllasit, asnjë kandidat partiak qytetarët nuk e ndiejnë njejt si të vetin, sikur një president jopartiak.
“Kosova ka një sistem kushtetues parlamentar e jo presidencial. Prandaj, per t’ju shmang përqarjeve, më së miri do të ishte që partitë parlamentare të meren vesh dhe t’i mbledhin votat për një kandidat jopartiak. Asnjë kandidat partiak qytetarët nuk e ndiejnë njejt si të vetin sikur një President jopartiak. Na kujtohet rasti i Atifete Jahjages që ishte një zgjidhje e mire”, shtoi ai.
Sipas Vllasit askush nuk ka të drejtë që të shantazhojë skenën politike për ambicje personale apo partiake.
“Por nëse kjo qështje shkakton përqarje dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, as gjashtë muaj pas zgjedhjeve të fundit, në situatën që kemi e që është më e vështira pas lufte, kjo do të ishte aventurë dhe papërgjegjsi. Çfarë zgjedhjesh në rrethanat e ngerqit shëndetsor, ekonomik, social që kemi? Dhe nuk ka asnjë garanci se pas zgjedjeve skena parlamentare do të jetë ndryshe. Të njejtit akterë do të jenë në skenë. Askush nuk ka të drejtë që t’a shantazhoi skenen politike me ambicje personale apo partike për pushtet. Asnjë qeveri as qeverisje nuk është pa gabime e vërejtje. Por në situatë qfare e kemi, duhët të gjithë të angazhohën që ta tejkalojmë sa më leht e më shpejt e jo të hargjohet energji për qështje që nuk janë me prioritet”, theksoi ai.