Vjosa Osmani i vesh me të bardha gratë e VV-së? Kjo është simbolika

Gratë e Lëvizjes Vetëvendosje janë veshur me këmisha të bardha në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo është një kopje e grave të Partisë Demokratike që i kishin veshur këto këmisha të bardha në vitin 2019.

“Të veshësh të bardhën e suffragette është mesazh respektues i solidaritetit me gratë në mbarë vendin, dhe një deklaratë që nuk ka zmbrapsje në të drejtat e fituara,” tha senatorja demokratike Lois Frankel, shkruan Time, përkthen Periskopi.

Ky grup i grave senatore e kishte bërë një gjë të tillë disa herë.

Mes tyre edhe gra të tjera kishin marrë ngjyrën simbolike në vitet e fundit, përfshirë edhe Hillary Clintonin dhe përfaqësuesen në Kongres, Alexandria Ocasio-Cortezin.

Mendohet se prapa kësaj nisme qëndron znj.Vjosa Osmani, pretendentja për presidente të vendit.