Më 2 korrik të vitit 1990, me deklaratën kushtetuese te shkallët e Kuvendit, u bë shpallja e republikës së parë të Kosovës. Nën okupim kjo ishte republikë për rezistencë. 9 vjet para kësaj kishim demonstratat e famshme të vitit 1981, kur studentët e Universitetit të Prishtinës brohorisnin “Kosova Republikë”.
E, sërish 9 vjet, kësaj radhe pas 2 korrikut 1990, kemi çlirimin e Kosovës në vitin 1999 nga Serbia agresore e okupatore.
Me kryetaren e Kuvendit znj.Vjosa Osmani dhe delegatët e 2 Korrikut në krye me z. Ilaz Ramajli e z. Muharram Shabani dje evokuan kujtimet në 30 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Në një video të shkëputur nga ky tubim shihet momenti kur Vjosa Osmani e quan Albin Kurtin kryeministër.
VIDEO: