Vittorio Sgarbi: Gazetarë injorantë, Bylisi është qytet grek. S’është faji im që s’e dini se Iliria ka qenë pushtuar nga Greqia (VIDEO)

Pas debateve të shkaktuara për deklaratën e tij se Bylisi është grek, Vittorio Sgarbi ka reaguar me anë të një video në Facebook. Ai thotë se i qendron deklaratës së tij, që Bylisi është qytet grek.

“Unë e konrmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Bylisit ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë”, shkruan ai.

Sgarbi shpjegon qëndrimin e tij duke thënë se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar teatri, ndërsa shpërthen në ofendime ndaj gazetares që kishte shkruar artikullin për të:

“E dashur gazetare injorante, turp që nuk e di se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar ai teatër, kaq.”

Sgarbi vazhdon të lexojë një artikull, i cili shpjegon për pjesë të Ilirisë të pushtuara nga grekërit dhe e mbyll duke bërtitur me të madhe se Bylisi “është grek”.

VIDEO: