Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka komentuar situatën e krijuar në vend pas shtimit në numra rekord të rasteve me koronavirus. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa tha se kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave.Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë ose dimër.
“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale,” tha ai.
Arsyet e tjera, sipas Piperos, lidhen me faktin se kapacitetet mjekësore në vend janë rritur, ndërsa ndërgjegjësimi i qytetarëve është shtuar.
Nga ana tjetër, po punohet për vaksinën ose për një kurë për virusin dhe së shpejti do ketë rezultate.
Në fund, Pipero tha se nëse ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët.