Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze dhe në muajin e shtatë të shtatzënisë prandaj çifti kanë nisur me përgatitjet.
Mediat turke bëjnë të ditur se Kenan ia ka lënë në dorë bashkëshortjes së tij arredimin e dhomës së vajzës.
Bëhet e ditur se Sinem ka zgjedhur ta arredojë dhomën komplet me ngjyrën rozë dhe ka zgjedhur një firmë private arkitekturore për të dizenjuar ashtu siç ajo dëshiron.
“Ezel” nuk është kursyer aspak duke harxhuar 40 mijë lira turke për dhomën e të bijës.