Mbrojtja Civile Italiane publikon të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me infektimet dhe vdekjet e reja si pasojë e Covid-19.
Vdekjet për 24 orët e fundit janë vetëm 24, minimumi historik që nga 2 marsi, kur kishim 18 viktima. Ndërkohë vetëm një ditë më parë kishim 49 të vdekur.
Ulje edhe sa i përket infektimeve të reja, vetëm 224, ku gjysma janë në rajonin e Lombardisë, 128 raste, raporton Syri.net.
Ndërkohë nuk kemi asnjë infektim të ri në rajonet: Valle d’Aosta, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Basilicata dhe Sardegna.
Në terapi intensive ndodhet 148 persona, 4 më pak se dje. Ndërkohë në karantinë gjenden 18510 persona, 76 më pak se 24 orë më parë.
Të shëruarit arrijnë në 182893 persona, me 440 në 24 orët e fundit.
Me shifrat e sotme, numri total i viktimave arrin në 34,634 ndërsa ai i të prekurve në 238,499.