Lajm shumë i keq për Kosovën në prag të sfidës më të rëndësishme në histori ndaj Maqedonisë së Veriut
Fillimisht u konfirmua mungesa e Andi Zeqirit, sulmuesit me prejardhje nga Kosova i cili nuk do të paraqitet për Kosovën në ndeshjet e tetorit. Andi Zeqiri, i cili gjatë ditës së sotme u transferua në Brighton, do të vazhdojë të luajë për Zvicrën U21 dhe ende nuk dihet nëse ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren “Dardane”.
Lajmet sa vinë e bëhen më të rënda, pasi edhe Vedat Muriqi dhe Milot Rashica pritet të mos jenë të gatshëm për Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut në takimin që zhvillohet javën e ardhshme në Shkup.
Vedat Muriqi sapo është rikthyer nga një lëndim i cili e mbajti gjashtë javës jashtë stërvitjes ndërkohë edhe Milot Rashica nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Werder Bremenin në Bundesligën gjermane.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i SSK, Arlind Sadiku i cili shprehet se Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ndërkohë edhe Rashica është pikëpyetje e madhe pasi klubet nuk dëshirojnë që lojtarët të luajnë pa stërvitje.
Federata e Futbollit të Kosovës është duke tentuar t’i bind klubet për lirimin e tyre por sipas rregullit të ri të FIFA-së, janë klubet ato që kanë fjalën e fundit kur vjen puna tek lirimi i lojtarëve për ndeshjet e kombëtarëve.