Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, pas një mbledhje që ka pasur dhe pas një propozimi që ka marrë nga Komiteti i Klubeve në UEFA, ka vendosur që ta ndryshojë rregullën e kartonëve të verdhë.
Tash e tutje sipas këtij vendimi të UEFA-s, të gjithë lojtarët që me skuadrat tyre marrin pjesë në garat evropiane dhe ndëshkohen me kartonë të verdhë në fazën e grupeve dhe në çerekfinale, ai kartonë nuk do të vlejë për fazën e gjysmëfinales, në rast se lojtari ndëshkohet në gjysmëfinale, ai do të ketë të drejtë të luaj në finale.
Ky vendim është bërë për arsyen se shumë lojtarë kanë humbur finalen pas ndëshkimit në gjysmëfinale, rasti më i freskët është ai i Xabi Alonsos, i cili për arsye të kartonëve nuk mundi të paraqitet në finalen e Ligës së Kampionëve që Reali e fitoj ndaj Atletico Madridit.