Me perpara kishte letra poshte deres dhe romantizma tejet ‘vintage’ per kohen qe po jetojme tani.
Jane te shumta lidhjet e dashurise apo marteses sikunder miqesite virtuale te cilat kane lindur ne rrjetet sociale.
Armando Sadiku dhe Elona
Historia e dashurise e futbollistit te Kombetares sone Armand Sadiku eshte me fresketa histori qe lindi ‘online’. Teksa shoqerohej nga e fejuara e tij, ai u shfaq ne eventin ODA.
Derisa i ra ne sy Sadikut, Elona e fejuara e tij ka qene nje fanse zjarrte qe i dergonte shpesh mesazhe e komente ne Facebook. Me pas ata filluan komunikimet ne private dhe e mbajten lidhjen te fshehte njesoj si fejesen qe u mbajt larg vemendjes publike.
Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami
Qe do te njihte dashurine e jetes se saj ne rrjetet sociale, Rudina Magjistari ndoshta s’do e kishte menduar ndonjehere. Pas nje mesazhi qe mberriti ne inbox-in e Rudines ne Facebook nga Xhavit Bajrami, te cilen ajo nuk e njohte asokohe, filloi njohja mes tyre.
Duke e intriguar se tepermi per shkak te kuriozitetit qe Rudina ka pasur per kulturen aziatike, ish-kickboksieri i dergoi nje mesazh pershendetjeje nga Tokio moderatores. Historia e tyre u mbaj fillimisht sekret por ne vitin 2015 ata u bene prinder te nje vajze.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
Derisa i njohu Instagrami, Marina dhe Getoari nuk njiheshin edhe pse ishin te dy te famshem. Marina gjate nje interviste tregoi: “Ne fillim kemi pasur kontakte nga puna pornuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jone filloi nepermjet Instagramit. Geti me shkruante mua ne fillim, me shihte ne emision dhe me dergonte foto ku ishte duke me pare derisa erdhi nje moment dhe me tha: Duhet te takohem me ty”. Ne 10 shtator te 2017-es ata e kurorezuan dashurine e tyre ne martese ne nje ceremoni gjigande buzedetit.
Blendi Salaj dhe Anora
Nje tjeter personazh publik qe dashurine e jetes se tij e ka njohur ne rrjetin social Facebook eshte gazetari i njohur Blendi Salaj. Ishte thjeshte ‘1 like’ qe e beri Blendin te vijonte bisedat e gjata me Anoren. Deri ne momentin e takimit te pare, ata paten nje komunikim virtual per 2-3 muaj. Blendi besonte ne lidhjet online dhe kjo lloj njohje nuk ishte aspak e cuditshme. Tani ata jane prinder te nje djali te quajtur Brian.