Deputeti, Flamur Noka, akuzoi liderin e demokratëve, Lulzim Basha. I menjëhershëm ka qenë edhe reafimi i Partisë Demokratike ndaj Nokës.
Noka tha se në mbledhjen e Kryesisë, ka “fyer” sipas tij anëtarësinë dhe elektoratin e PD me etiketimin “llum”. Këtë deklaratë Noka e bëri për mediat jashtë selisë së PD, pas takimit të grupit parlamentar demokrat.
Ndërkohë në një reagim për mediat zyra e shtypit e PD, thotë se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.
“Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës”, thuhet në reagim.
Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.
Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.
Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.