Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar.
E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën.
Përndryshe deputeti i pakicës serbe që i propozoi Simiqin nga foltorja ia futi nje kunj parlamentit dhe opinioniot, kur tha:
“Para popullit serb” e propozojmë për kandidat për nënkryetar Sllavko Simiqin, thua se Simiq po përfaqëson “popullin serb” në Kuvend dhe jo pakicën serbe të Republikës së Kosovës.
Është shumë e kuptueshme që opozita të votojë kundër qeverisë së re, por të tregohet kaq e “kujdesshme” për “segregracione etnike” gjatë nje votimi tejet formal, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kjo tregon, siç u thua në fillim, për një dominim të inatit irracional ndërshqiptar.
A është risi kjo?Jo. Këso apo poshtërsi të ngjashme kanë bër deputetë të të gjitha partive shqiptare.