Trump del papritur nga konferenca: Përplaset ashpër me njërën nga gazetaret (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump përfundoi papritur konferencën e tij për shtyp të koronavirusit, derisa shëkmbeu fjalë me një reportere aziatiko-amerikane.

Gazetarja e CBS News, Weijia Jiang e pyeti Trump se pse ai vazhdon të këmbëngul që SHBA po ec më mirë se vendet e tjera, kur ishte në diskutim çështja e testimit të virusit.

‘’Pse ka rëndësi kjo?’’, e pyeti ajo. ‘’Pse kjo duhet të jetë një konkurrencë globale, kur çdo ditë amerikanët po humbasin jetën e tyre?’’.

Ndërsa Trump iu përgjigj: ‘’Ata po humbasin jetën e tyre kudo në botë. Dhe ndoshta kjo është një pyetje që ju duhet t’I bëni Kinës, mirë?’’

Jiang më pas reagoi ndaj Presidentit duke I thënë: ‘’Zotëri, pse po ma thoni këtë konkretisht?’’, duke e cilësuar si pyetje ‘’raciste’’ nga ana e Trump vetëm pasi që ajo ishte kineze.

‘’Ia them kujtdo që më bën një pyetje të keqe si kjo’’, u përgjigj Trump.

Më pas Trump I dha fjalën një gazetareje tjetër, por para se ajo të fillonte t’i bënte pyetjen Trump e ndali dhe nuk e lejoj.

Rrjetet sociale u pushtuan nga ky moment i konferencës, duke i dalur në përkrahje gazetarës aziatiko-amerikane.

Trump pothuajse çdoherë është përplasur me gazetarë, veçanërisht tani në krizën e pandemisë. Ndërsa SHBA vazhdon të jetë epiqendra e koronavirusit, me më së shumti viktima e raste të shënuara deri tani.

Më shumë se 80,000 njerëz kanë vdekur në SHBA nga pandemia e koronavirusit, derisa janë shënuar më shumë se 1.3 milion raste, sipas shifrave të fundit të hënën nga Universiteti Johns Hopkins.

Video: