Bardhyl Reso, ndër themeluesit e Partisë Demokratike, beson se Sali Berisha është shkëlqimi dhe fundi i PD! Reso tha se Berisha po bën përpjekjet e fundit për të mbrojtur familjen, nga pasojat e non gratës.
“Sali Berisha asnjëherë nuk e ka lënë PD. Ai ka qenë de juro apo de fakto kryetar i PD. Të tjerat, janë lojëra fjalësh dhe politike. Është një fatkeqësi e madhe që drejtimin e PD, që konsiderohet një parti e djathtë, e ka marrë një ish-bolshevik. Një nga arsyet që Berisha u rikthye zyrtarisht në PD, është mbrojtja e familjes së tij.
Berisha tashmë për shkak të moshës, nuk e rëndon aq shumë non grata, sa prek familjen e tij. Ndaj ai po lufton me çdo kusht, që këto vitet e fundit të jetës që i kanë mbetur, të bëjë sa më shumë për familjen e tij duke u munduar të zbehë non gratën e tij”, u shpreh Reso.