“Kryedemokrati Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej non grata”, kjo ishte deklarata e fortë e Bujar Nishanit. Sipas tij, ky informacion ishte dhe vendimi për ta afruar datën e zgjedhjeve.
Deklarata e Nishanit:
“Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani në “Frontline”.