Modelja e njohur, Almeda Abazi se fundi ka qëndruar në Shqipëri. Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, javë më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.
E në një imazh nga Shqipëria, bashkëshorti i saj i ka shkruar dy fjalë shqip në llogarinë e tij në Instagram.
“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.
Almeda ka treguar se edhe fëmijët e saj do t’i mësojë që të flasin shqip. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina. Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.
View this post on Instagram