Sonte në orën 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë do të mbahet finalja Europiane e Conference League midis dy skuadrave, Roma dhe Feyenoord. Gjatë ditës së djeshme Tirana u mbush në çdo cep nga tifozët e Romës dhe Feyenoord.
Ndërkohë edhe sot tifozët me kombësi italiane kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për të parë ndeshjen historike Roma- Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’. Në një intervistë për mediat, njëri nga tifozët u shpreh entuziast për ardhjen e tij në Tiranë, ndërsa kur u pyet nëse do të qëndrojë në Tiranë nëse gjen një vajzë të mirë ai nuk refuzoi duke e konsideruar si një mundësi të mirë.
“Unë jam shumë mirë dhe mendoj se do të fitojmë, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, kemi ardhur me një grup shoqërorë. Jam gati për parti se do të fitojmë ndeshje, 3 ditë party“.
“Ne do të fitojmë, jam i sigurt“.
“Nuk e dimë nëse do të fitojmë”
“Shpresoj që të jetë një ndeshje e mire, nuk e di nëse do të fitojmë. Është hera e parë në Shqipëri, jam bashkë me familje. Forca Roma“.
“Jam pak i frikësuar se është finale, jam shumë i emocionuar, kemi punuar shumë fort për të gjithë sezonin, do të kthehemi pas ndeshjes, hera e parë në Shqipëri“.
“Nëse do të gjesh një vajzë të mirë, do të rrije në Shqipëri? Pse jo“, tregojnë tifozët,