Tifozët e Feyenoord: Do kënaqemi gjithë natën dhe nëse humbim, na pëlqen klima

Tirana ka filluar të mbushet me tifozët që kanë arritur për të ndjekur ndeshjen që do mbahet në Air Albania. Klaudio dhe Maksi janë dy mbështetës të Feyenoord.

Dy holandezët shprehen se janë të kënaqur me atmosferën në kryeqytet.

“Tirana është shumë e bukur, mori gjithashtu. Shpresojmë që edhe ndeshja finale të jetë e bukur.”

Ata theksuan se janë me fat që do të jenë në “Air Albania” për të parë skuadrën e zemrës. “Siguruam biletë. Do të jemi në stadium.”

Entuziastë për finalen janë edhe qytetarët e Tiranës, të cilët deklaruan se kjo është një ditë e veçantë për kryeqytetin dhe Shqipërinë.

Video: