Deputeti i PD Tomor Alizoti debatoi mbrëmjen e djeshme me analistin baton Haxhiu në lidhje me nismën ‘Open Balkan’. Ndërsa analisti Haxhiu ka dhënë argumentet e tij pro këtij projekti, deputeti Alizoti tha se kjo ishte një tezë antikombëtare.
Për më tepër ai akuzoi gazetarin Haxhiu se ka mbrojtur tezën për ndarjen e Kosovës e se madje ka qenë në një takim ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov.
Pjesë nga debati:
Alizoti: E keni inicuar bashkë me Ramën.
Haxhiu: Ti je spekulant. Si mor burr keni marr gjënë më të keqe berishiane?! Më së pari nuk e din ti…. Çfarë kam mbështet unë? A e ke dëgjuar Kryeministrin e Shqipërisë të flasë për ndarjen e Kosovës.
Alizoti: I është fshehur shumë mirë kësaj.
Haxhiu: Ahhh qenka fshehur dhe ti ke hyrë në trurin e tij.
Alizoti: Tre nga njerëzit më të fuqishëm kanë Thaçi, Vuçic dhe Rama për ndarjen e Kosovës.
Haxhiu: Realisht pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2011, Këshilli i Sigurimit dhe Kombet e Bashkuara kanë vendos një rezolutë që të ndërtojnë dialogun për të ardhmen e Kosovës që të hyjnë në dialog Kosova dhe Serbia. E dyta kur kanë hyrë në dialog është nënshkruar një marrëveshje për asosacionin dhe në 2013 liderët kosovarë dhe liderët e Serbisë e kanë nënshkruar.
Alizoti: Jam ende tek dhënia e territoreve.
Haxhiu: Do vij aty. Në një moment hapen 2 tema, demakracioni dhe asosacioni. Kosova gjendet para luftës civile.
Alizoti: Këto teori bëji me miqtë e tu, unë përfaqësoj një kulturë timen dhe një imazh timin. “Open Balkan” është version, sepse nuk funksionoi ndarja e Kosovës dhe ekziston një variant tjetër.
Haxhiu: Demarkacioni ka qenë në pikën kritike sepse bashkësia kombëtare dëshironin të fusnin Malin e Zi në NATO për të krijuar vijën e vet të sundimit në bregdet. Kosova ka qenë pengesë që të kalonte demarkacioni, dhe e di kush ka qenë pengesë? Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj.
Alizoti: Pse duhet të hidhej një tezë për ndarjen e territoreve të Kosovës ndaj Serbisë.
Dhe fakti që ju acaroheni pak ka ekzistuar. Nëse s’ka ekzistuar lëreni.
Haxhiu: Më thoni, si ka ndodh?
Alizoti: Ka qenë në tavolinë. Teza e ndarjes së Kosovës u bë tezë botërore ku dhe Gjermania ishte kundër, ku dhe kryetarja serbe e Beogradit ka qenë kundër.
Haxhiu: Kush është kryetarja serbe e Beogradit?
Alizoti: E Helsinikut. E citoj, sepse serbët ti i njeh më mirë se unë, por di një gjë që qeveria shqiptare dhe Kosova kanë një qëllim, qoftë edhe ndesh me botën, të mbrojë territoret shqiptare. Dhënia e territoreve shqiptare ndaj Serbisë për mua është një krim antishqiptar.
Haxhiu: Si ka ndodh kjo?
Alizoti: Kjo ka qenë në bisedë mor zotëri, ndarja e Kosovës nga tre individiët. Ky joni bëri pas, as mish as peshk
Haxhiu: Ma thuaj një fakt, që ky joni ka qenë…
Alizoti: Është cituar mor zotëri….
Haxhiu: Kush mo është cituar? A ke qenë në takim?
Alizoti: Tashi, vetëm ti ke qenë në takim me Lavrovin.
Haxhiu: Nëse ky njeri thotë që kam qenë në takim me Lavrovin….Më së pari e kam një dëshirë, kur të hysh në studio me fakte.
Alizoti: Këtë leksion biblik mos ma thuaj mua. Ky mund të jetë suksesit yt më i madh.
Haxhiu: Lëma më suksesin, më jep faktin. Kam qenë në takim me Lavrovin?
Alizoti: Unë do të them një gjë, që ju në Tiranë keni qenë zëdhënësi tipik i ndarjes së Kosovës. Fakti që je kaq i acaruar më thotë që ke qenë i fuqishëm, zëdhënësi tipik i Ramës, këshilluesi i tij.