Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Turqisë të mos ndryshojë statusin e Hagia Sophia-s së Stambollit dhe të lejojë që ajo të mbetet muze.
Në një deklaratë të lëshuar një ditë para vendimit të gjykatës, e cila mund t’i hapë rrugën kërkesës për të kthyer përsëri Hagia Sophia-s në një xhami, Pompeo vlerësoi autoritetet turke për mirëmbajtjen e ndërtesës “në një mënyrë të jashtëzakonshme” si një muze, por paralajmëroi se ndryshimi i statusit të tij do të rrezikojë trashëgiminë e saj.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë turke të vazhdojë të ruajë Hagia Sophia-s si një muze, si një shembull i angazhimit të saj për respektimin e traditave fetare dhe historisë së larmishme, e cila ka kontribuar në Republikën e Turqisë, dhe për të siguruar që ajo të mbetet e aksesueshme për të gjithë” – tha kryediplomati amerikan
Por Numan Kurtulmus, nënkryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Presidenti Erdogan, argumenton se kjo është çështje e sovranitetit kombëtar.