Presidenti i Kosovës ka folur përsëri rreth procesit të dialogut Kosovës Serbi. Në një lidhje ne emisionin Opinion në Tv Klan ai ka thënë marrëveshja nënkupton demarkimin e kufijve me Serbinë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë në një lidhje në emisionin “Opinion”, se nuk mund të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi, pa demarkimin e kufijve mes këtyre dy shteteve.
Teksa foli për takimin e 27 Qershorit në Uashington, Thaçi tha “se takimi nuk do të sjellë njohjen reciproke, por mund të hapë mundësinë këtij procesi që të ndodhë në të ardhmen e afërt”.
I pyetur nëse çështja e kufirit do të diskutohet në këtë takim, ai tha: “Unë nuk mendoj se takimi i Uashingtonit do të sjellë njohjen reciproke, por mund të hapë mundësinë e këtij procesi që të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Më pas ai ka shtuar se “nëse nuk arrihet një marrëveshje që rezulton me implementimin e plotë të vullnetit të njerëzve në Kosovë dhe Serbi, e ka deklaruar qartë Ambasadori Grenell do të ketë rikthim në “status quo” që do të thotë ngrirje apo shtrirje e atij konflikti që e kemi mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo do të ketë pasoja në rrafshin ekonomik, social, politik, por dhe atë të diplomacisë”.