Tetë të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin ton, njofton Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, në Shkup janë regjistruar 73 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushevë-1, Koçani-8, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Vinicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2.
Nga dy viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga, kurse Gostivari dhe Strumica regjistrojnë nga një viktimë. Viktimat janë mes moshës 59 dhe 76 vjeçe.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9026 persona me koronavirus, prej të cilëve 4727 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 414 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3885 raste aktive me Covid-19.