Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën Jugore dhe Qendrore pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:40. Nuk ka ende raportime për dëme, por tërmeti është regjistruar me magnitudë 7.7 të shkallës rihter. Sicc raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti ka pasur epiqendër bregdetin e Paqësorit në Oaxaca.
Sipas Associated Press, raportohet se pas kësaj tronditjeje të tokës, pritet një cunam i mundshëm që do të përfshijë Honduras, El Salvador dhe Guatemala.
Sipas dëshmive të para të qytetarëve, tërmeti i fuqishëm ka vijuar për rreth një minutë.