Tensionohet keq situata gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, dalë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga qeveria Rama.
Ka zgjatur shumë më pak se sa ishte menduar protesta e qytetarëve në “Sheshin Skënderbej”, pasi që në fillim protesta ka qenë e dhunshme mes aktivistëve dhe policisë.
Më shumë se 20 protestues, mes tyre dhe avokati altin Goxhaj, i cili njihet si një aktivist për të drejtat e njeriut, janë arrestuar nga policia dhe janë shoqëruar për në komisariat.
Një grua është marrë kundër vullnetit të saj dhe është hipur në barrele, ndërsa është dërguar me autoambulancë drejt spitalit.
“Hiqe dorën mos më prek”, policia përplaset me protestuesit në sheshin ‘Skënderbej’, gruaja humb ndjenjat në rrugë.
Gjatë gjithë kohës gruaja bërtiste “më keni marrë kundër vullnetit tim”, ndërsa policia dhe mjekët e futën në autoambulancë, edhe pse ajo thoshte se nuk kishte asnjë problem shëndetësor.
VIDEO: