Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta.
Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale, ka reaguar edhe deputeti me origjinë shqiptare në Kuvend në Beograd, Shaip Kamberi.
Ai thotë se Kosova është shtet pavarësisht se kush mund të nervozohet nga ky fakt.
“Le të nervozohet kush të dojë, ama Kosova është shtet dhe pikë”, – tha Kamberi.