Deputeti socialist Taulant Balla tha se shqiptarët sot kanë nevojë për mesazhe pozitive.
“Jemi në një moment historik të Shqipërisë për integrimin europian, sepse përgjatë ditëve të betejës me COVID-19 kemi marrë një lajm të mirë, atë të konfirmimit për anëtarësim në BE.
Mendoj se në fillim të qershorit Komisioni Europian do ta ketë përgatitur kuadrin e negociatave më Shqipërinë, që është dokumenti me të cilin do punojmë, ndërkohë dhe ne si Shqipëri do kemi gati dokumentin e strategjisë tonë të negociatave. Qershori duhet të jetë një muaj intensiv i të gjithë institucioneve që duhet të kontribuojnë, dhe këtu në këtë kontekst, edhe opozita merr një rol të rëndësishëm.
Ne i kemi besuar opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, drejtohet nga Rudina Hajdari, por dhe opozita joparlamentare duhet të kontribuojë në këtë proces dhe është e lutur të kontribojë”, tha Balla për emisionin Java.