Duket se zhvillimet më të fundit tensionuese në kufirin Kosovë – Serbi, pas vendimit të Prishtinës për reciprocitet në çështjen e targave, i kanë dhënë një goditje “Open Balkan”-it, apo ndryshe raportit Rama – Vuçiç.
Raportohet se ata nuk nuk do të jenë pjesë në samitin për “Ballkani i Hapur” që do mbahet të mërkurën në Novi Sad, gjithsesi me arsye që nuk dihen. Flitet për një ndryshim në “minutën e fundit”.
Në samit, në vend të Vuçiçit do të jetë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jetë prezent nëpërmjet videokonferencës. Por nuk dihet ende nëse do të ketë përfaqësues të Shqipërisë, pas anulimit të pjesëmarrjes nga Rama.
Ky samit pritet të mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së Schengenit rajonal për bashkëpunimin ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad në tetor, dhe i cili kohët e fundit ndryshoi emrin në “Open Balkan”.
Kujtojmë se një ditë më parë, Rama mbajti krahun e Albin Kurtit në vendimin për targat, ndërsa bëri me ironi therrëse me trupat serbe në kufi