Evi Kokalari ka bërë një deklaratë të fortë kundër Lulzim Bashës, ku tha se ky i fundit e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion.
“Lulzim Basha e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion. Disa mendojnë se po i rri zotit Berisha për tu bërë kryetare e PD-së, por duhet shumë mund që të më sillni mua në Shqipëri. Nuk ka nevojë të më bëni mua kryetare të PD-së pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është zoti Sali Berisha. Unë dua të flas pak për dosjen e Lulzim Bashës që ka ekzistuar në Amerikë. Këtu është pika ku Lulzim Basha u ngatërrua me veten sepse nuk kishte pse të fshihnte fondet që sillte për të lobuar. Brenda 3-4 muaj PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Një kompani ruse bëri kontratë me një kompani në Amerikë sikur po investoheshin para nga Shqipëria. Me pak fjalë Lulzim Basha nuk mundi të shpëtojë veten por i hapi gropën vetes”, tha Kokalari.