Kandidati për deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Spartak Braho ka dhënë një mesazh të fortë sot nga Skrapari.
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha që “nuk do lë asnjë zgjedhës të votojë për LSI-në e Monikës, do ta tresim fare”.
Braho kërkoi vota për Partinë Socialiste dhe ndërkohë akuzoi edhe kreun e shtetit se “përçapet sot tutje tëhu duke menduar se i ka ardhur koha që të rrezikojë rëndë interesat kombëtare”.
“T’ja japim mundësinë prapë të majtës, PS të qeverisë dhe katër vjet të tjera, përsëri Edi Rama. Më vjen keq ta them por na është çmendur ish-kryeministri jonë i dikurshëm, presidenti jonë i sotshëm.
Filozifia e Ilir Metës është bonopartizmi, puçizmi. I thashë një ditë në tv, ti nuk bën më, s’ke bërë asgjë për Skraparin megjithsaë ke që nga mosha 30 vjeç, as për Çepanin ska bërë, sot atje shkohet vetëm me gomar.
Do dalë do marrë pushkën Meta dhe mburret se si pasardhës i Cepanit që luftuan në luftën e Vlorës, është e vërtetë që ka pasur 6 mijë skraparlinj në luftën e Vlorës por Meta nuk e njeh mirë historinë, s’ka pasur çetë Çepani, çeta ka qenë e gjithë Skraparit, Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh jo çetë patriotësh.Thashë më vjen shumë keq që flas me këto fjalë e ai s’ka asgjë të njëjtë e të ngjashme me Skraparlinjtë e vërtetë”, – tha Braho.
Kandidati për deputet zbuloi dhe një bisedë me Ilir Metën në kohën kur ishte në krye të LSI dhe vendosi të bënte koalicion me Partinë Demokratike.
“Unë kam qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, i kam qendruar afër gjatë gjithë kohës, me të vetmin synim që mos dalë nga vatha e së majtës.
Në 2017 më thirri e më tha Spartak ti nuk bën më për deputet. Se unë do bëj koalicon me Sali Berishën”.
Turp të kesh i thash, Sali Berisha është veçse një kriminel.Qëndrova pranë tij me vite të tera me qëllim ta mbaj afër me PS, do vazhdonte koalicioni me Ramën të ecnim përpara por Iliri kishte vetëm një synim, synimi i vetëm i Ilirit janë ato fjalë që ka filluar të përçapet sot tutje tëhu duke menduar se i ka ardhur koha që të rrezikojë rëndë interesat kombëtare”. – tha Braho.