Spahiu: Partitë maqedonase pranojnë edhe Amdi Bajramin për kryeministër, vetëm shqiptarin jo

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, Artin Spahiu, ka reaguar mbi kundërshtinë e madhe që po bëjnë partitë maqedonase mbi idenë e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, shkruan InfoShqip.

Spahiu përkujton rastin në vitet 2002-2006 ku LSDM-ja kishte për kryeministër një jo-maqedonas, Hari Kostovin e nacionalitetit vllah, dhe po të njejtët, pas 15 vitesh kundërshtojnë ashpër një kryeministër shqiptar, jo pse nuk është maqedonas, por për të vetmin fakt pse është shqiptar.

Në vijim mund ta ndiqni të plotë deklaratën e Spahiut:

“Partitë maqedone aq shumë i urrejnë shqiptarët dhe barazinë e plotë me to, saqë LSDM-ja, kur ishte në pushtet gjatë periudhës 2002-2006 kishte për kryeministër një jo maqedon, Hari Kostovin e nacionalitetit vllah, pse jo, mund ta pranojnë edhe Hamdi Bajramin, por shqiptarin për kryeministër Kurrën e Kurrës”, – përfundoi Spahiu./InfoShqip.com