Xhaxhai i 32-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën nga zjarri në magazinën e “Casa Italia”, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se sot po qanë një nënë dhe një baba, por jo 20-të. Gjë që do të kishte ndodhur në rast se Arjan Sala nuk do të kishte vrapuar për të shpëtuar nga zjarri kolegët e tij të punës.
Për më tepër, xhaxhai i Arjanit ka falenderuar të gjithë shqiptarët për sensibilizimin, pasi tha se në shtëpinë e 32-vjeçarit kanë ardhur zarfë me para pa emër dhe pa adresë.
“Sot qan një nënë e një baba, jo 20. Ju falenderoj të gjithë për sensibilizimin.
Të gjithë na kanë ndihmuar.
Nëse më dëgjojnë dhe më shikojnë, i përgëzoj shqiptarët. Kanë ardhur zarfa pa emër pa adresë, thjesht për Janin. I përgëzoj shqiptarët, zoti mos i dënoftë për asnjë gjë”,- tha xhaxhai i Arjan Salës.
Kryeministri Edi Rama i dërgoi familjarëve mëngjesin e sotëm certifikatën “Dëshmor i Atdheut”.