Marius Dervishi, i njohur me emrin e skenës “Zebervoki”, ishte i ftuar ditën e shtunë në emisionin “Mes Yjesh” Ora News, ka zbuluar prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.
Bëhët fjalë për Alvisa Qarri dhe Hysen Rama. Çifti i cili ngalli polemika, ku Shqiptarët ndjenë keqardhje për futjen në program të ish-të dashurit të saj.
Producenti i njohur i filmit “Sedër”, tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh. Sipas tij, Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.
“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenën unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët”, –shprehet Marius Dervishi
Gjithashtu, ai më tutje shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni, pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën bashkë.