Manolis Vito, minoritari grek nga fshati i Finiqit ka djegur mbrëmjen e djeshme flamurin shqiptar në mes të Sarandës.
Në videon e publikuar nga vetë minoritari në faqen e tij të Facebook, janë numëruar shumë komente nga shqiptarë të revoltuar të vilët i kanë bërë thirrje t’i dalë përballë të sqarohen po qe burrë.
Rikujtojmë se në një portal nacionalist grek të quajtur “Himara.gr”, një ushtar që mbante në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, shkruante se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin.
Duhet theksuar se nacionalistët grekë vijojnë të besojnë se jugu i Shqipërisë i përket Greqisë, duke e quajtur “Vorio Epiri”, ose thënë shqip Epiri i Veriut.
Teksa skandalet në Jug me minoritetin grek nuk kanë të sosur, kjo ngjarje e shëmtuar solli kulmin!