Nga: Arbër Çeliku
Si ta votoj unë Partinë, e cila nga 2002-shi e këndej diferencimin shoqëror e ka pasur pikën kryesore në agjendën e saj të mprapshtë?
Si ta votoj unë Partinë, e cila nga 2002-shi e këndej mullinjtë e erës na i ofroi si e arritur kombëtare?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila Sanço Pançot na i bëri deputetë, ministra, drejtorë dhe kryetarë komunash?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila kulturën, arsimin dhe shëndetësinë i ktheu në tezga pazari?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila këtij populli ia vuri lakun në fyt përmes sherifëve lokalë?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila perandorinë e saj e krijoi, duke uzurpuar pronat publike, parqet, malet, zabelet?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila zhveshi malet për të ndërtuar hidrocentrale dhe sot po përmbyten vendbanime të tëra shqiptare?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila për punësimin e militantëve të vet, lejon që e gjithë Kërçova të thithë tym kancerogjen?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila na e përzuri rininë më zi se sistemi jugosllav?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila po e shkel amanetin e Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe dëshmorëve të kombit në emër të bashkëjetesës së rrejshme?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila i përkujton dëshmorët vetëm në kohë zgjedhjesh?!
Si ta votoj unë Partinë, e cila për kryeministër promovon një argat të perbetuar të vëllazërim-bashkimit?!
Më thoni si?!