Shumë pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, Yuri Kim bën lëvizjen që nuk pritej, zbardhen emrat e politikanëve të rëndësishëm që do të takojë

Shumë pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet dhe duke u nisur nga zhvillimet e fundit situata pritet të jetë shumë ‘e nxehtë’.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar në Shkodër, ku mësohet se do të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të qarkut.

Kim pritet të takojë Ilir Beqajn nga PS, Helidon Bushatin nga PD, por referuar axhendës së kaluar, do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Lëvizjes Për Ndryshim, Jozefina Topalli, megjithatë asgjë nuk është zyrtare.