Shqiptarët u përçanë dhe kandiduan me 3 lista, Shaip Kamberi për 13 vota nuk arrin të rizgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga zgjedhjet e sonte në Tërrnoc, ka marrë vetëm 598 vota, ndëkaq Kamberit i duheshin 610 vota.

Zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën për herën e tretë. Më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet për Kuvend të Serbisë.

Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte anulzuar zgjedhjet e përsëritura.

Kjo pasi Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc./Telegrafi