Duhej një fitore ndaj Hungarisë për të mbajtur gjallë ëndrrën Katar 2022 dhe e bëmë sërish falë Armando Brojës, që ashtu si në “Elbasan Arena”, edhe në Budapest erdhi nga stoli për të bërë lëmsh mbrojtjen kundërshtare dhe për të dërguar topin në rrjetë.
Nga ky sukses kuqezinjtë kanë përfituar edhe financiarisht në dy fitoret ndaj Hungarisë kanë marrë 10.000 euro në total.
Me Poloninë në transfertë nuk ka pasur sepse kuqezinjtë janë mundur dhe në rast triumfi në Tiranë ndaj polakëve shuma shkon 6000 euro dhe në rast barazimi 4000 euro. Ndaj Anglisë në Tiranë nuk ka pasur shpërblim sepse Shqipëria ka humbur, por në rast triumfi në “Wembley” atëherë shuma shkon 10.000 euro dhe barazimi 6000 euro.