Që të dyja ishin anëtare të jurisë në X Factor Albania. Madje gjatë kësaj periudhe kanë qenë mike të pandara. E kjo shoqëri duket se ka mbetur mes dyshes.
Mirëpo periudha e pandemisë, la pezull çdo gjë e këtu edhe shoqëritë në distancë.
Mirëpo, dyshja sot po kalojnë disa momente vajzash së bashku dhe nuk nguruan ta ndajnë entuziazmin.
Soni Malaj publikoi një fotografi krah Tunës, teksa po qëndrojnë në një nga lokalet e Prishtinës, ku shkruan “Partnerja ime në krim.”
Në anën tjetër, edhe Tuna ndau një foto të Sonit në llogarinë e saj në Instagram, në story.
Ajo thotë se e ka të pamundur të mbaje distancë me miken e saj të mirë.