Ju mund të keni menduar se stuhitë dhe rrufetë e javëve të fundit mund të kenë thyer rekorde. Megjithëse ato ishin mjaft të forta, sipas statistikave nuk arritën të thyenin rekordet e mëparshme, siç ishte një në vitin 2018.
Ajo stuhi e veçantë vendosi rekordin e ri botëror për rrufenë më të gjatë, pasi goditi qiellin e Brazilit Jugor më 31 tetor 2018, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (OMO).
Ndërkohë rrufeja më e gjatë është regjistruar së fundmi në Brazil dhe shtrihet në një gjatësi prej 709 km (440 milje).
Rekordi për kohën më të gjatë të një rrufeje u rrëzua gjithashtu, falë një ‘megaflashi’ të gjatë prej 16.7 sekondash që ndodhi mbi Argjentinën veriore në 4 mars 2019.
Rekordi i mëparshëm në distancë ishte 321 kilometra (199 milje) në Oklahoma në 2007, dhe rekordi i kohëzgjatjes ishte 7.74 sekonda mbi Provence-Alpes-Côte d’Azur, Francë, në gusht 2012.