Deputetja demokrate Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj me reagimin për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga KPK.
“Dita e sotme ka përkuar me një lajm për familjen time dhe padyshim shumë njerëz më janë hedhur si ujqër për mbrojtjen e nënës sime. Përderisa e them këtë për time më e them për çdo gjyqtar dhe do e mbështes deri në fund..
Por gjithsesi sot kam ardhur të flas për diçka tjetrë, për Këshillin Politik që u mblodh për të ndryshuar sistemin politik dhe në fund nuk ndryshoi asnjë gjë”, – u shpreh Hajdari.