Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin “Rudina”, se pandemia e Covid-19 në rastin më të mirë mund të zgjasë një ose dy vite të tjera, me shpresën se në fund të vitit do kemi një vaksinë.
Pëllumb Pipero: Në rastin më të mirë, kjo do zgjasë një ose dy vite të tjera. Them në rastin më të mirë, me shpresën se në fund të vitit, ose në fillim të viti tjetër do të kemi vaksinën. Unë besoj se vaksina është aleati më i rëndësishëm në duart e mjekësisë, por edhe të qeverive për të mundësuar frenimin dhe eleminimin e kësaj pandemie.
Si e parashikoj unë vjeshtën?
Ka dy momente të rëndësishme. Momenti i parë vjen nga eksperienca e këtij viti në Hemisferën e Jugut, ku ishte dimër dhe pritej që influenca stinore të qarkullonte. Qarkullimi i gripit stinor ka qenë shumë i ulët. Arsyet janë të ndryshme, në opinionin tim dhe të specialistëv, shpresojmë të kenë ndikuar masat që janë marrë ndaj Covid-19 sepse janë të njëjtat masa që pengojnë transmetimin e viruseve në rrugë ajrore.
Duhet të ketë ndikuar pozitivisht edhe aplikimi i vaksinës për gripin stinore, prandaj unë vjeshtën dhe dimirin e parashikoj ose mendoj që do jetë pak a shumë njësoj. Nuk duhet të ketë shumë influencë sepse besoj fort që e njëjta gjë duhet të ndodhi edhe tek ne. Nuk e dimë a do ndodhë apo jo, por themi që do ndodhë.
Rudina Magjistari: A kemi shpresa që të zbulohte deri në fund të vitit dhe të jetë gati?
Pëllumb Pipero: Janë tre ose katër vaksina që janë në fazat e fundit të testimit. Janë vaksina me efikasiteti mbi 70% dhe besoj fort se në fund të vitit ne do të kemi një ose dy vaksina në qarkullim, por personalisht, unë “mrekullinë” e pres nga maska, distanca dhe higjena. Nga vaksina pres të mundësojmë frenimin më të shpejtë të pandemisë dhe eleminimin më të shpejtë të saj.