Serbia pranon tekstet shkollore nga Shqipëria, Shahini: Ja dolëm

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dha lajmin e lejimit të përdorimit të librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi.

Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, shprehet Shahini.

Sipas saj, ka filluar tashmë edhe financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore.

“Besojmë fuqishëm që fëmijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim”, shkruan ajo./InfoShqip.com