Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se artileri ushtarake serbe dhe ruse kanë kryer një marshim prej 170 kilometrave në poligonin ‘Pasuljanske livade’.
Kështu shkruan në Facebook profesori universitar Fadil Maloku, i cili citon Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, e cila ka njoftuar se ndër artileritë ushtarake është testuar edhe ‘Pancir S’, një armë e sofistikuar kundërajrore për mbrojtje nga NATO.
Maloku shkruan se, Kosova për të ndalë këtë kërcënim serbo-rus mundet vetëm me shpejtimin e anëtarësimit të FSK-së në NATO.
Postimi i plotë:
“Serbia, po bëhet gati për luftë!
Kosova, duhet sa më shpejt në NATO!
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, sapo njoftoi se njësitë e raketave dhe artilerisë të Rusisë dhe Serbisë (të armatosura me sisteme raketash kundërajrore “Pancir S”, një armë shumë e sofistikuar) kryen një marshim 170 kilometra në poligonin “Pasuljanske livade”, duke testuar kështu mbrojtjen nga (“një armik imagjinar”) NATO-ja!
Këtë turravrap të vetëbesimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se ushtria serbe brenda një kohe shumë të shkurtër mund ta ripushtoj Kosovën, mund ta ndal VETËM shpejtimi i anëtarësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në NATO!”, ka shkruar ai.