Pjesëmarrja në Mini-Schengenin Ballkanik është një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar se cilat kanë qenë bisedimet për këtë çështje, për të cilën Kosova kishte refuzuar të ishte pjesë e Mini-Schengenit Ballkanik, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.
Selmanaj u shpreh se pjesëmarrja në Mini-Schengenin Ballkanik ka qenë kërkesë e vetë Presidentit amerikan Donald Trump.
”Kur ne kemi shprehur rezervat tona kemi thënë është e papranueshme të bëhemi pjesë e një projekti sepse rruga jonë është e qartë, është Bashkimi Europian”.
”Na është thënë që çështja e Mini-Schengenit është kërkesë e Presidentit Trump. Ju lutem që këta ta pranoni, dhe këtë e pranuam kështu”, ka deklaruar Selmanaj në TV Klan.
Një tjetër pikë e marrëveshjes është vendimi që Kosova të mos aplikojë për 1 vit për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare, ndërsa Serbia do të ndalojë për 1 vit fushatën për çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Selmanaj lidhur me këtë ka dhënë sqarimet e nevojshme përse u pranua kjo pikë në marrëveshjes.
”Pika e dytë ka qenë rezerva që a duhet Kosova të ketë moratorium për mosanëtarësim në organizma ndërkombëtarë. Kemi vlerësuar që më shumë i bëjmë dëm shtetit të Kosovës nëse aplikojmë dhe nuk pranohemi”, ka deklaruar ai.