Gazetari Genc Burimi ka kundërshtuar mënyrën sesi kryeministri Edi Rama u shfaq sot në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca në lidhje me raportin e vlerësimit të KE-së mbi procesin e negociatave.
“Ai foli me një ton erdoganist në këtë konferencë për mediat. Është skifo, është me një ton erdoganist, ishte i papranueshëm. S’e kuptoj se pse Soreca pranon që të shkelet nga një ton i Edi Ramës, erdoganist. Ai i bën presion PD-së se nëse nuk e voton Vettingun do të përballet me amerikanët, ndërsa tani thotë se nuk merret me ndërkombëtarët. Patronazhistët janë në hetim dhe ka qenë shqetësim për ndërkombëtarët, Rama thotë se jam krenar për ta”, tha Burimi.
Ndërsa për komentet se Rama nuk ka nevojë për të huajt, ai kujtoi se për interesat e tij përdor amerikanët, duke kërcënuar me listën e zezë.