Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se ai ka punuar për bashkim kombëtar gjatë viteve 90-ta.Ai thotë se zhvillimet politike, së bashku me krijimin e partisë së parë anti-komuniste në Ballkan, LDK, frymëzuan demokracinë në gjithë rajonin. Ai po ashtu thotë se në vizitën e parë të Ibrahim Rugovës në Tiranë, donin ta vrisnin atë dhe Rugovën.
“Unë doja bashkim kombëtar, por në Kosovës u krijuar një elitë që s’e donte”, tha ai në T7.
“Unë gjithmonë e shihja Kosovën si krahinë të Shqipërisë”, shtoi ai.